Thursday, July 30, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla thotë se e pranon dorëheqjen e Avdylit: Nuk përfshihemi në linçime

Gërvalla thotë se e pranon dorëheqjen e Avdylit: Nuk përfshihemi në linçime

Bashkëkryetarja e partisë GUXO, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se e pranon dorëheqjen e Haxhi Avdylit nga kjo parti, duke shtuar se askush nga ky subjekt politik nuk përfshihet në linçime ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se ka parë dorëheqjen e Avdylit në media dhe rrjete sociale.

“Kryesia e Partisë Guxo e pranon këtë dorëheqje dhe e sheh si të drejtën dhe zgjedhjen e tij të vullnetshme dhe të pakontestueshme.  Në të njëjtën kohë, në emër të anëtarësisë dhe perkrahësve, Partia Guxo e falenderon deputetin Avdyli për rrugëtimin e përbashkët të derikëtushëm si dhe kontributin që ka dhënë për Partinë Guxo”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gërvalla-Schwarz më tej ka komentuar edhe motivet që sipas Avdylit e bënë që ai të dorëzojë dorëheqjen e tij.

“Për shkak të disa pretendimeve për motivet e dorëheqjes, e ndjejmë obligim të konfirmojmë se askush nga Partia Guxo nuk është përfshirë dhe nuk përfshihet as në debate të ulëta dhe as në linçime publike të askujt e aq më pak të Presidentes së Republikës”, përfundon ajo.

Avdyli sot dha dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si fushatë linçimi dhe sulmesh ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se sulmet e ashpra ndaj presidentes, përfshirë edhe kërcënime dhe manipulime me inteligjencë artificiale që nxisin urrejtje, janë të papranueshme dhe i përkasin një politike që duhet të mbetet në të kaluarën.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdonikagervallakosova%2Fposts%2Fpfbid06r4dX9AGy4MTqdr3UYaVxC2LkP8Npnm69ALQBt5hzsg3C4mmJucEWSFEomtoBcCUl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram