Saturday, October 3, 2026
HomeLajmeKosovëKusari-Lila: Kosova e Hungaria të përkushtuara për avancim partneriteti

Kusari-Lila: Kosova e Hungaria të përkushtuara për avancim partneriteti

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka zhvilluar takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan DUX, me të cilin thotë se diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë bisedës, Kusari-Lila thotë se është theksuar rritja e shkëmbimeve bilaterale mes Kosovës dhe Hungarisë, një zhvillim, që, sipas saj,  po ndikohet pozitivisht edhe nga kontributi i diasporës kosovare në Hungari.

“Me Ambasadorin István DUX, diskutuam për vizionin e ministrisë dhe projektet që janë prioritare për ne siç është ligji për Ndërmarrësi dhe Inovacion, ndërtimi i parqeve industriale, trancizioni i gjelbër si dhe për plane të tjera që do ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të krijojnë ura të reja bashkëpunimi edhe me kompanitë hungareze për investime në Kosovë”, ka shkruar ministrja.

Kusari-Lila thotë se Kosova dhe Hungaria mbeten të përkushtuara për të avancuar partneritetin ekonomik dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram