Tuesday, April 21, 2026
HomeLajmeKosovëKushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, Qeveria pret qartësi ligjore

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, Qeveria pret qartësi ligjore

Qeveria e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit, jep hapësirë që të trajtohet çështja në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme të hënën, deri më 31 mars. Gjatë kësaj periudhe presidentja nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja e as Kuvendi nuk mund të punojë.

 “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pezullon zbatimin e këtij dekreti deri në shqyrtimin në merita të çështjes. Ky vendim krijon hapësirën që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve. Për tre javë jemi në gjendje pritjeje ndërkohë që një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit. Qeveria pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të japë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët mos të përballen me këto pengesa serioze”, thuhet në reagimin e Qeverisë

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOVRKS%2Fposts%2Fpfbid0DmJRwk4FoBrWTdPQsvt5pgZCUiMcT3iJAXUuWUJC8XAFjQTS6L8ni9vV1j57ukC1l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram