Tuesday, October 27, 2026
HomeLajmeKosovëLDK-ja nderon ish-kryetarin e Istogut, Haki Rugova

LDK-ja nderon ish-kryetarin e Istogut, Haki Rugova

14:42 / 09.03.2026

LDK-ja nderon ish-kryetarin e Istogut, Haki Rugova

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, bashkë me struktura të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe familjarë, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të komunës së Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, në 4-vjetorin e vdekjes së tij.

Në njoftimin nga LDK-ja thuhet se sot kujtohet një personalitet dhe veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, “njeriu që ishte shembull i përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës, nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova”.

“Angazhimi i tij ishte i pandalshëm në proceset e vështira të Kosovës. Ai për më shumë se tre dekada qëndroi i palëkundur në veprimtarinë e tij atdhetare e politike. Prandaj si i tillë, mbetet dhe kujtohet gjithmonë si model i njeriut të urtë e punëtor, i afërt dhe bashkëpunues. Lavdi jetës dhe veprës së Haki Rugovës. I përjetshëm kujtimi për të!”, ka njoftuar LDK-ja.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FLDKzyrtare%2Fposts%2Fpfbid04x67349E6hesmGz5J5LSMcjbbCkJVW1s5A7q6WSpECEFT9soTdhwkX2sfSqVazi6l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram