Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshjet ndërpriten pasdite

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshjet ndërpriten pasdite

Vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe alternime të herëpashershme me diell. Pas orëve të pasdites pritet mot kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare.

Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit. Megjithatë, nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare 7–10 m/s, ndërsa valëzimi në detet Deti Adriatik dhe Deti Jon do të jetë i forcës 2–3 ballë.,ATSH

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram