Një person është sulmuar fizikisht nga gjashtë persona të panjohur në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ai është dërguar për trajtim mjekësor.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe tek banesa e të dyshuarit është sekuestruar një armë zjarri me leje të shenjëtarisë, disa mjete të mprehta- thika, 151 fishekë të llojeve të ndryshme, dy karikatorë dhe pjesë shtesë për armë si dhe tri leje për armë”, njofton PK.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

