Saturday, June 20, 2026
HomeLajmeKosovëSulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë me thikë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 10 mars 2026 rreth orës 08:30, pasi një person i dyshuar kishte bllokuar rrugën në këtë fshat. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin.

“Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari  ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë (thikë). Sulmi është parandaluar nga njëri prej policëve në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjatë arrestimit, një nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram