Sunday, May 10, 2026
HomepafilterOsmani përkujton viktimat e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, kërkon drejtësi

Osmani përkujton viktimat e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, kërkon drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot viktimat e masakrës së Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, që ndodhi më 13 mars 1999, ku u vranë 7 civilë të pafajshëm dhe u plagosën 128 të tjerë.

“Në këtë ditë përkujtojmë viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal serb, u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha vetëm 5 deri në 65 vjeç,” shkruan Osmani.

Në një reagim publik, presidentja e ka cilësuar këtë ngjarje si dëshmi të krimeve mizore të regjimit gjenocidal serb.

13 Marsi, sipas saj, është një nga datat që Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë. “Në këtë akt makabër u plagosën 128 qytetarë të tjerë: fëmijë, gra, pleq e të rinj, të cilët u përballën me barbarinë e një regjimi kriminal”, tha ajo.

Osmani thotë se përulet me respekt para viktimave. “Ndajmë dhimbjen me familjet e tyre dhe riafirmojmë thirrjen për drejtësi”, ka shkruar presidentja Osmani në rrjetin social Facebook. ./Kosovatimes/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram