Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë – Lipjan
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ndërsa si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan-Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.

