Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëKomunës së Prishtinës i jepet leja për të punuar në rrugën ‘Qamil...

Komunës së Prishtinës i jepet leja për të punuar në rrugën ‘Qamil Hoxha`

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se pas aplikimit për leje në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Komunës së Prishtinës i është aprovuar projekti i ndërhyrjeve në Rrugën “Qamil Hoxha”.

Sipas ministrisë, projekti implementohet brenda kufijve të zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës dhe aseteve të veçanta në afërsi, pjesë e regjistrit shtetëror të aseteve të trashëgimisë kulturore arkitekturore.

“Si i tillë, ai nuk mund të implementohet pa leje të shkruar nga institucioni kompetent IKMM sikurse e përcakton neni 6, paragrafi 9 i Ligjit Nr. 02/L-088 për Trashëgiminë Kulturore. Në momentin që IKMM ka pranuar aplikimin nga Komuna, pas shkëmbimit të rekomandimeve, projekti tashmë është miratuar dhe po vazhdon ekzekutimin në pajtim të plotë me bazën ligjore”, thotë Ministria e Kulturës.

Kjo ministri ka përsëritur thirrjen që askush të mos iniciojë zbatim të projekteve nëpër zona mbrojtëse apo hapësira konservuese arkitekturale apo tjera, pa aprovimet paraprake nga institucionet shtetërore të fushës së trashëgimisë kulturore, për shkak të pasojave ligjore.

“Institucionet publike të fushës së trashëgimisë kulturore, veprojnë ndaj të gjitha palëve pa përjashtim në çdo rast që ndërmerren veprime të paautorizuara. Një gjë e tillë në raste shumë më të izoluara ka ndodhur edhe me vet Ministrinë kur kjo e fundit, ka qenë investitorë”.

Kanë thënë se kanë vullnet të plotë për të bashkëpunuar e vepruar shpejtë dhe me qartësi që kërkesat e palëve të shqyrtohen brenda afateve dhe që projektet të harmonizohen me parimet, kushtet dhe kriteret profesionale të menaxhimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram