Pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikoi një video nga kafeneja dhe kështu “mohoi” akuzat se u vra në një sulm iranian, njoftoi edhe kafeneja ku po qëndronte Netanyahu.Sipas një postimi në Instagram, Netanyahu vizitoi kafenenë Sataf që ndodhet në Jerusalem.
Kjo kafene ndau gjithashtu disa foto që tregonin Netanyahun duke folur me stafin në prani të një kameramani dhe duke pozuar ndërsa pinte kafe.

“Ishte një kënaqësi e madhe për ne që të mirëprisnim Kryeministrin dhe ekipin e tij sot në Sataf”, shkruan ata.
Rastësisht, Netanyahu i talli akuzat për vdekje në një video që postoi në mediat sociale.

(Foto: Sataf/Instagram)
“Çfarë më pyete? Thonë në rrjete se jam i vdekur? E dua kafenë dhe e di çfarë tjetër? I dua njerëzit e mi, mënyrën se si sillen, fantastike”, tha Netanyahu.

