Një motoçiklist u arrestua për drejtim të rrezikshëm të mjetit, pasi dyshohet se arriti një shpejtësi prej 223 km/orë me motoçikletën e tij në rrugën nacionale Selanik – Evzoni
, me një limit të lejuar prej 110 km/orë.Siç u bë e ditur, bëhet fjalë për një shtetas 49-vjeçar të Maqedonisë së Veriut, ndaj të cilit po zbatohen procedurat e menjëhershme.
Shpejtësia e tij u regjistrua nga një pajisje radari e Ekipit të Kontrollit dhe Parandalimit të Aksidenteve Rrugore të Departamentit të Policisë Rrugore të Kilkisit.

