Kryetari i Përparim Rama ka bërë të ditur se raporti i sigurisë i realizuar në shkollat e Kryeqytetit nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka treguar se rreth 50% e shkollave kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet.
Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje, Rama thekson se ka ftuar në takim drejtorët e të gjitha shkollave të Kryeqytetit, së bashku me Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe drejtorët e Arsimit, Inspekcionit, Investimeve Kapitale, Transformimit, Mobilitetit, Shërbimeve Publike, si dhe Sigurisë dhe Emergjencave.
“Qëllimi i këtij takimi është që ta shqyrtojmë në detaje raportin e sigurisë dhe të identifikojmë menjëherë hapat konkretë që duhet të ndërmerren. Në këtë proces, çdo drejtori do të marrë përgjegjësitë që i takojnë sipas fushës së saj, ndërsa një pjesë e masave do të adresohen edhe nga vetë menaxhmentet e shkollave. Siguria në shkolla është një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore. Zero kompromis kur është në pyetje siguria e fëmijëve tanë,” ka thënë Rama.

