Policia e Kosovës ka arrestuar dy prindër nga Lipjani pasi fëmija i tyre u paraqit në gjendje të rënduar në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) për shkak të mostrajtimit.
Të dyshuarit akuzohen për veprën penale të “shkeljes së detyrimeve familjare”.
“Është raportuar se është sjellë në QKUK- Prishtinë viktima mashkull kosovar i mitur, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë, për shkak të mos trajtimit nga ana e prindërve të tij. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit nga prokurori, ata janë dërguar në mbajtje.
Kodi Penal i Kosovës parashikon se kushdo që lë anëtarin e familjes në gjendje të rëndë, duke mos u kujdesur për të, mund të dënohet me 3 muaj deri në 3 vjet burgim. Kur viktima është fëmijë, dënimi shkon nga 6 muaj deri në 5 vjet burgim.

