Monday, October 5, 2026
HomeLajmeKosovëHomazhe për viktimat e trazirave të marsit në Mitrovicë të Jugut

Homazhe për viktimat e trazirave të marsit në Mitrovicë të Jugut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, dhe nënkryetarin Enis Osmani, bënë sot homazhe pranë pllakës përkujtimore në nderim të tre fëmijëve nga fshati Çabër, të njohur si “3 Lulet e Çabrës”: Egzon Deliu (13 vjeç), Avni Veseli (12 vjeç) dhe Florent Veseli (9 vjeç).

Sipas njoftimit të komunës, gjatë këtij përvjetori u rikujtua dhimbja e madhe e humbjes tragjike, një ngjarje që tronditi vendin dhe mbetet plagë e hapur për shoqërinë. Kryetari Peci theksoi se fëmijët u ndaluan në gjysmë të lojës së tyre nga një grup i armatosur serbësh dhe u ndoqën deri në lumin Ibër, ku nga frika vetëm një prej tyre, Fitim Veseli, mbijetoi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMitroviceJugut%2Fposts%2Fpfbid02L6uVM3zVevKS4vkPTnpfpHjuneCZoigRJPm8eqf1M616yKDNq1f8ixkwaWnRxYQSl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram