Igor Mitiq është emëruar zëvendësministër në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton Qeveria e Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Igor Mitiq në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kryeministri Kurti e uroi z. Mitiq për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

