Monday, October 5, 2026
HomeLajmeKosovëPSD akuzon Vetëvendosjen për `kapje të Prokurorisë së Shtetit`

PSD akuzon Vetëvendosjen për `kapje të Prokurorisë së Shtetit`

Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur sot një pankartë pranë hyrjes së Prokurorisë së Shtetit me mbishkrimin: “Prokurori i Shtetit i kapur nga VV”.

Kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, në një deklaratë për media, tha se zhvillimet e fundit në KPK përbëjnë një sulm ndaj pavarësisë së institucioneve.

“Qysh e dini, javën e kaluar ka ndodhur një prej zhvillimeve më të rëndësishme në drejtimin krejtësisht të gabuar sipas leximit tonë politik, ajo është kapja e Këshillit Prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje”, theksoi ai.

Sipas PSD-së, Vetëvendosje e ka influencuar këtë organ në mënyrë të vazhdueshme.

“Sa herë që e dëgjoni një zyrtar të Vetëvendosjes apo atë që është në pushtet nga Vetëvendosje duke e uruar një proces në sektorë të pavarur të kësaj shoqërie apo shteti, aty është e qartë sepse Lëvizja Vetëvendosje e ka kapur atë”, theksoi Molliqaj.

Molliqaj foli edhe për dy arsye kryesore pse KPK është i rëndësishëm.

“E para: Organizon procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit… E dyta: Rekrutimi i kryeprokurorëve, i cili është po ashtu gjë shumë e rëndësishme”, tha ai.

Ai rikujtoi se Kosova është pa kryeprokuror që katër vjet.

“Siç edhe e dini, që katër vite Kosova është pa kryeprokuror për herë të parë në historinë e këtij institucioni”, theksoi ai.

Molliqaj paralajmëroi se kapja politike e institucioneve ka pasoja të rënda dhe po përhapet në sektorë të ndryshëm.

Molliqaj tha se zgjedhja e presidentit sipas linjës së Vetëvendosjes do t’i japë pushtet të plotë kësaj partie.

“Arsyeja kryesore pse Albin Kurti e don presidentin e vet është me zgjedh kryeprokurorin për shtatë vite”, tha ai.

Duke apeluar për reagim qytetar dhe institucional, Molliqaj u bëri thirrje të gjithëve që janë të interesuar për një shtet demokratik, funksional, organe të pavarura, të reagojnë me kohë dhe të kundërshtojnë e parandalojnë një kapje të tillë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram