Monday, June 22, 2026
HomeLajmeKosovëRizvanolli pret ambasadorin e BE-së Aivo Orav në përfundim të mandatit

Rizvanolli pret ambasadorin e BE-së Aivo Orav në përfundim të mandatit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit, ministrja Rizvanolli dhe ambasadori Orav vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Bashkimit Evropian si konstruktiv dhe miqësor, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti në mbështetje të reformave dhe proceseve zhvillimore në vend.

“Ministrja Rizvanolli e falënderoi ambasadorin Orav për angazhimin dhe punën e tij gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe për kontributin e dhënë në lehtësimin e proceseve me rëndësi për vendin, në dobi të forcimit institucional dhe avancimit të reformave”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram