Ministrja e Kulturës dhe e Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur pikëllimin e saj për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu.
Në një telegram ngushëllimi drejtuar familjes Koçbashliu, ajo theksoi kontributin e çmuar të Koçbashliut në institucionet e trashëgimisë kulturore, veçanërisht në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
Sipas saj, ai njihej si një nga arkeologët e gjeneratave të para në Kosovë, dhe puna e tij do të mbetet frymëzim për brezat e rinj.
Ministrja shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin e trashëgimisë kulturore.

