Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëKrasniqi themelon grupin punues për Bordin e Mitrovicës

Krasniqi themelon grupin punues për Bordin e Mitrovicës

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues për organizimin dhe funksionimin e bordit të Mitrovicës.

Krasniqi, në postimin e tij ka thënë se ky bord, ka ndihmuar projekte të cilat kanë bashkuar dy komunat, ndër to edhe urat e reja, duke krijuar një fazë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit.

“Kam nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues për organizimin dhe funksionimin e bordit të Mitrovicës. Bordi i Mitrovicës ka sjellur dhe ndihmuar projekte të cilat kanë bashkuar dy komunat, ndër to edhe urat e reja, duke krijuar një fazë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit. Në jug dhe në veri, mbështetja shtetërore nuk do të mungojë dhe do të mbështesim këtë bord në propozimet e tyre për të mirën e qytetarëve tanë”, ka theksuar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram