Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovëNjë 27-vjeçar humb jetën në aksident trafiku në Nadakovc të Vushtrrisë

Një 27-vjeçar humb jetën në aksident trafiku në Nadakovc të Vushtrrisë

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Ai bëri të ditur se rreth orës 20:00, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ndërsa viktima, mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve të pësuara.

Sipas Zahitit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore.

“Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram