Wednesday, May 6, 2026
HomeLajmeKosovëPeci subvencion fermerët me 10 cent për litër për qumështin e prodhuar

Peci subvencion fermerët me 10 cent për litër për qumështin e prodhuar

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka vendosur për herë të parë subvencionimin e prodhimit të qumështit për fermerët lokalë.

Kryetari i komunës, Faton Peci, ka bërë të ditur se fermerët e komunës do të përfitojnë 10 cent subvencion për çdo litër qumështi të prodhuar. Sipas tij, kjo mbështetje shënon një rritje nga 0 në 10 cent për litër dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të prodhimit vendor.

“Mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore. Zhvillimi i bujqësisë mbetet prioriteti ynë,” është shprehur ai, duke theksuar se kjo masë është vetëm fillimi i një qasjeje më të gjerë për mbështetjen e bujqësisë në komunë.

Sipas njoftimit, kjo skemë subvencionimi synon të rrisë prodhimin e qumështit, të përmirësojë kushtet e fermerëve dhe të nxisë zhvillimin ekonomik lokal në Mitrovica e Jugut.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffatonpeci24%2Fposts%2Fpfbid02fi15yha7WxF9XNbK5AYGaiS1dCdBob94mgmfoFgSVvs68ADsYoojLHdkYkqwYC6Ml&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram