Friday, May 8, 2026
HomeLajmeKosovëUshtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për evakuim mjekësor

Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për evakuim mjekësor

Ushtarë gjermanë, zviceranë dhe amerikanë nga Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it zhvilluan stërvitje për evakuim mjekësor dhe procedura nxjerrjeje me vinç, duke përforcuar gatishmërinë dhe ndërveprimin mes njësive.

Në njoftimin e KFOR-it theksohet se trajnimi praktik testoi saktësinë, komunikimin dhe qetësinë nën kushte të simuluara operacionale.

“Ky ushtrim përforcoi ndërveprimin dhe gatishmërinë, duke siguruar që njësitë të jenë të përgatitura për të reaguar kur të kërkohet”, thuhet në njoftim. 

Tutje, potencohet se përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin për situatën, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNATOKFOR%2Fposts%2Fpfbid029AiwhsAY8RTdzk6py9oiDP39zM94Lbzw1YVcMcCn871x6jMdBa2YzTtfhCZ1Mg7bl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram