Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së qeverisë, në konferencën për media bëri të diturse ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt. Ai tha se brenda tre muajve, qytetarët e Ferizajt do të bëhen me një spital modern,
“Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe teknike ndërtimore, kam nënshkruar kontratën për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt. Brenda tre muajve, qytetarët e Ferizajt do të kenë në dispozicion një spital modern, me të gjitha kushtet, me një vlerë investimi prej 24 milionë euro”, tha Vitia.
Ky spital, sipas ministrit, do t’i ofrojë të gjithë banorëve të rajonit, përfshirë komunat përreth si Kaçaniku dhe Fanja e Gjelit, trajtim me shërbime shëndetësore cilësore, duke përmirësuar standardin e kujdesit shëndetësor në vend.
“Gjithashtu, sot janë marrë dy vendime të rëndësishme nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Vendimi i parë siguron financimin për pesë specializantë me vetëfinancim, ndërsa vendimi i dytë mbulon 37 specializantë nga trevat e banuara nga shqiptarët, përfshirë Luginën e Preshevës, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë:, tha pos tjerash Vitia.
Këta specializantë, sipas tij, do të trajtohen njësoj sikur kolegët e tyre në Kosovë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt barazisë dhe përmirësimit të arsimit dhe shëndetësisë në vend.

