Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovë31-vjeçarja nga Kosova gjendet e pajetë në hotel në Durrës

31-vjeçarja nga Kosova gjendet e pajetë në hotel në Durrës

Një 31-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete në një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës, në rrethana që ende mbeten të paqarta. Ngjarja ka ndodhur të shtunën dhe ka vënë në lëvizje autoritetet hetimore në Shqipëri.

Policia e Durrësit bëri të ditur se Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj dy administratorëve të hotelit, shtetasve V. E., 38 vjeç, dhe A. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës.

“Ditën e djeshme, në ambientet e këtij hoteli është gjetur pa shenja jete shtetasja kosovare J. H., 31 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”, njoftoi Policia.

Sipas autoriteteve, nga veprimet e para hetimore ka rezultuar dyshimi se administratorët e hotelit nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit ku viktima kishte qëndruar që nga muaji dhjetor i vitit 2025.

“Dyshohet se 2 administratorët nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku shtetasja qëndronte prej muajit dhjetor 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet janë referuar në Prokurori për vlerësim të mëtejshëm ligjor, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista. Ndërkohë, autoritetet presin rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore, të cilat pritet të hedhin dritë mbi shkakun e vdekjes së 31-vjeçares.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram