Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në fshatin Majac të Podujevës.
Burime të Llapi Info bëjnë të ditur se vdekja e tij u konfirmua nga ekipet mjekësore.Sipas këtyre burimeve, e dyshuara dyshohet të jetë Ardita Gashi, rreth 30 vjeçe.Ajo është gjetur e plagosur rëndë në kokë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetes me armë zjarri pas kryerjes së krimit.
Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe persona të tjerë të plagosur, ndërsa viktima që ka humbur jetën ende nuk është identifikuar zyrtarisht.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

