Monday, July 6, 2026
HomeLajmeKosovëKosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajonale

Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajonale

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se gjatë takimit, ambasadori Çobaj i përcolli urimet për marrjen e detyrës së re ministriale dhe theksoi mbështetjen e Malit të Zi për Republikën e Kosovës. Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të fundit gjeopolitike dhe çështjeve rajonale.

Ministria thekson se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Malin e Zi dhe avancimin e partneritetit dypalësh në të gjitha fushat.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMFAKosovo%2Fposts%2Fpfbid02DCewidHVaHQCiSW6D4fXXntqk81RSNrsL8Lyvb8inRWm5nyXRNqUjidVde342dAzl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram