Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kujtuar rënien e 49 martirëtve të vrarë në vitin 1999 nga pushtuesi serb, si dhe 5 dëshmorë të kombit dhe 6 persona që ende konsiderohen të pagjetur.
Latifi në një postim në Facebook ka shkruar se lufta për liri nuk ka pushuar asnjëherë, duke shtuar se pushtuesit janë zëvendësuar ndër vite, por sipas tij, secili ka qenë më i egër se tjetri.
Ai veçoi se Brestoci është një nga fshatrat që ka paguar çmim të lartë gjatë luftës, me numër të madh të martirizuarish, por edhe me shumë luftëtarë e veprimtarë që kanë kontribuar për lirinë e vendit.
“Këtë egërsi e pagoi shtrenjtë edhe Brestoci, fshat që ka numër të madh të të martirizuarve, por nga ky fshat kanë dalë edhe shumë luftëtarë e veprimtarë, të cilët e kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendlindjes. Po ashtu, në fushë të nderit kanë rënë 5 dëshmorë, lavdia e të cilëve qëndron si fllad pranveror mbi këtë vend.Lavdi 5 dëshmorëve, 49 martirëve të Brestocit, në mesin e të cilëve edhe 6 personave të pagjetur!”, ka shkruar Latifi.

