Monday, October 26, 2026
HomeLajmeKosovëPresidentja në pritje të sqarimit nga Kushtetuesja për anëtarët e KQZ-së

Presidentja në pritje të sqarimit nga Kushtetuesja për anëtarët e KQZ-së

Ndonëse më 4 prill Vjosa Osmani përfundon mandatin në krye të shtetit, vazhdon të presë një sqarim nga Gjykata Kushtetuese për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Teksa Vetëvendosje po kërkon që të përfaqësohet në KQZ me tre anëtarë,  Partia Demokratike po kërkon anëtarin e dytë, duke çuar në një situatë ku ka më shumë propozime sesa vende. Vonesa në emërimin e anëtarëve të rinj mund ta rrezikojë funksionalitetin e Komisionit Qendror të zgjehdjeve, në një kohë kur mandatet e anëtarëve aktualë po përfundojnë.

Osmani nënvizoi sot se Kushtetuesja nuk ka marrë vendim në të kaluarën për këtë çështje, dhe sipas saj, gjithmonë ka pasur paqartësi kur presidentët janë përballur me emërimin e përbërjes së re të KQZ-së.

 “Ky rast është ngritur mbi një bazë tjetër ligjore jo mbi të njëjëtn që është ngritur në raste të mëparshme, qoftë nga ish-presidenti Thaci qoftë nga ana ime, se kjo cëhstje ka qenë e paqartë përgjatë viteve për secilin president në fakt, dhe shpresoj q ëmë në fund Gjykata ta sqarojë”, tha Osmani,

Tani për tani, Osmani, nga radhët e partive shqiptare, ka emëruar Alban Krasniqin dhe Violeta Eminin si përfaqësues të Vetëvendosjes, Ilir Gashin nga Partia Demokratike, ndërsa nuk e ka emëruar Rashit Qalajn. Nga Lidhja Demokratike e ka emëruar Sami Hamitin, ndërsa nga AAK-ja, Muharrem Nitajn. Në PDK, pretendojnë se presidentja e ka shkelur Kushtetutën me refuzimin që ta emërojë kandidatin e dytë në radhët e partisë se tyre, ndërsa në Vetëvendosje këmbëngulin se si subjekti i tyre me mbi 51% të votave u takon të përfaqësohen në KQZ me tre anëtarë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram