Saturday, June 20, 2026
HomeLajmeKosovëÇipa: Fitorja e Kosovës ndaj Sllovakisë: Më shumë se një ndeshje futbolli

Çipa: Fitorja e Kosovës ndaj Sllovakisë: Më shumë se një ndeshje futbolli

Pas fitores mbresëlënëse të përfaqësueses së Kosovës ndaj Sllovakisë, reagimet kanë qenë të shumta, por ai i publicistit dhe Kryetarit të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa, ka spikatur për mprehtësinë e tij politike dhe kombëtare.

Përmes një mesazhi urimi, Çipa e ka cilësuar këtë triumf si një goditje ndaj hezitimit diplomatik të vendeve që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Urime Kosova jonë!!!!” – u shpreh ai fillimisht, duke vijuar me një reflektim goditës: “Paskësaj, një ndër pesë shtetet evropiane që deri më sot nuk e ka njohur Kosovën, e humbi mundësinë të shprehej: ‘Nuk e njoh!'”“Shqiptarët tashmë e kanë fituar një mundësi të pazhbëshme për të qenë në Botërorin ‘Amerika 2026’. Urime Kosovë!” – përfundoi publicisti.

Kjo fitore merr peshë të veçantë pasi Sllovakia mbetet një nga vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës. Megjithatë, në fushën e blertë, suksesi i dardanëve detyroi çdo kundërshtar të pranojë realitetin e ri sportiv dhe shtetëror. Me këtë vrull, rrugëtimi drejt Botërorit të ardhshëm duket më i afërt se kurrë.Sipas Çipës, ky sukses sportiv shërben si një platformë e fuqishme afirmimi ndërkombëtar. Ai theksoi se përmes kësaj fitoreje, shqiptarët kanë siguruar një hapësirë të rëndësishme në arenën botërore, duke parë drejt kualifikimit historik.

Kur djemtë tanë zbresin në fushë, ata nuk mbajnë mbi supe thjesht një numër, por një histori të tërë. Çdo gol i shënuar është një përgjigje ndaj atyre që hezitojnë të shqiptojnë një emër. Çdo fitore ndaj shteteve që ende nuk na “shohin” në hartë, është një dëshmi se ekzistenca jonë është e pazhbëshme dhe dinjitoze.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram