Thursday, July 30, 2026
HomeSportKosova gjen edhe golin e katërt, realizon Hajrizi

Kosova gjen edhe golin e katërt, realizon Hajrizi

Kosova tashmë është shumë afër finales së pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

Dardanët e kanë ngritur epërsinë në 4-2 kundër Sllovakisë, në duelin që po luhet në Bratislavë.

Kreshnik Hajrizi në minutën e 72-të ka shënuar gol për rezultatin 4-2.

osova përmbys Sllovakinë, shënon Muslija

(E përditësuar, 22:06) Kosova e ka përmbysur Sllovakinë, duke kaluar në epërsi prej 3-2.

Florent Muslija (60’), realizoi gol të bukur për rezultatin 3-2.

Asllani realizon supergol, rikthehet Kosova

(E përditësuar, 21:53) Kosova e ka nisur furishëm pjesën e dytë të lojës kundër Sllovakisë.

Sllovakët dhe Dardanët po përballen në Bratislavë, në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026, sfidë që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Ishte sulmuesi Fisnik Asllani (46’), i cili më kokë realizoi një supergol për rezultatin 2-2.

Mbyllet pjesa e parë, Sllovakia në avantazh ndaj Kosovës

(E përditësuar, 21:25) Sllovakia ka kaluar për të dytën herë në epërsi ndaj Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram