Thursday, October 1, 2026
HomeLajmeKosovëKushtetuesja sqaron kompetencat e presidentes |

Kushtetuesja sqaron kompetencat e presidentes |

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur ta rrëzojë dekretin e nxjerrë nga presidentja, Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, por konstatoi se ai nuk ka efekt juridik.

Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese sqaroi se, megjithëse dekreti i presidentes për shpërndarje të kuvendit nuk prodhon shkelje kushtetuese, Kuvendi i Kosovës vetshpërbëhet, nëse mandatarët nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin.

“Gjykata Kushtetuese ka sqaruar një fakt jashtëzakonisht me rëndësi që afati 60 ditor duhet të konsumohet para afatit 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, kështu që kjo është një dilemë mjaft e madhe e cila ka qenë por që Gjykata Kushtetuese e ka arsyetuar duke thënë që këtë herë në bazë të rrethanave që kemi pasur e ka ndërlidhë këtë afat dhe këto ditët shtesë të cilat i ka dhënë për zgjedhjen e presidentit, i ka dhënë për faktin që ka konsideruar se kjo lidhet direkt me konstituimin e kuvendit dhe mandej prej konstituimit të kuvendit ka filluar sipas kushtetueses që të rrjedhë afati e në fund të dalin edhe të mbesin ditët e mbetura për zgjedhjen e presidentit. Mirëpo për herëve të tjera Gjykata Kushtetuese ka konsideruar që afati 60 ditor duhet të fillojë më herët apo 90 ditë para përfundimit të mandatit të presidenti aktual”, ka thënë Melos Kolshi hulumtues në IKD.

Kolshi, po ashtu, tha se Kushtetuesja në aktvendimin e fundit ka qartësuar edhe çështjen e mandatit të lirë të deputetit, që ishte kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se ajo u ka dhënë të drejtë deputetëve të veprojnë sipas vullnetit të tyre, e nuk i ka obliguar ata që të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë në lidhje me zgjedhjen e presidentit.

Ndërkaq, avokati Arbër Jashari vlerëson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes është më shumë një zgjidhje politike sesa një vendim tipik juridik, derisa shtoi se ai nuk prodhon fitues apo humbës të qartë.

“Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese po tregon që nuk jeton jashtë realitetit politik dhe jashtë rrethanave politike, por i ka marrë dhe i ka studiuar mirë. Vetë fakti që aktgjykimi nuk ka një fitues të qartë edhe nuk ka një humbës të qartë, edhe 34-ditëshi është si të thuash një mes, një kompromis për një afat shtesë, tregon që Gjykata Kushtetuese në realitet e ka nxjerrë një vendim për të ofruar zgjidhje ose për të mundësuar një zgjidhje politike”.

Presidentja dhe partitë politike e kanë mirëpritur këtë aktvendim. Megjithatë, ata patën mendime të ndara për këtë çështje. Nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se u konfirmua që presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës në kundërshtim me Kushtetutën.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, para takimit të kryesisë së partisë, tha se PDK e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi në këtë vend duhet të respektohen vendimet e gjykatave, posaçërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Lumir Abdixhiku i LDK-së, teksa tha se ky vendim nuk krijon epërsi për askënd, ripërsëriti se përgjegjësia kryesore për zgjedhjen e presidentit mbetet te shumica parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje.

Abdixhiku tutje në këtë postim shkroi se asgjë nuk mund të zgjidhet me imponim, por vetëm me marrëveshje politike ndërmjet forcave përfaqësuese .

E nga AAK, nuk e komentuan vendimin, por përmendën analizat që sipas tyre, po bëhen për t’ia hedhur fajin njëri-tjetrit.

 “Këto analiza tani më tepër janë çështje të egove të njerëzve, për të treguar se kush fitoi e kush humbi. Aktgjykimi i Gjykatës ka ardhur dhe është obligativ nëse duam të bëjmë shtet për të gjithë ne, na pëlqejë apo nuk na pëlqejë. Mund të bëjmë analiza sa të duam, mirëpo edhe analizat po i shoh se po bëhen në frymën e një debati më shumë egoist sesa që na sjellin diçka konkrete. Prapë është garë se kush kujt t?ia hedhë fajin”, ka thënë kryetari i AAK-së Ardian Gjini.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të hënën, më 30 mars.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram