Saturday, August 22, 2026
HomeLajmeKosovëOsmani: Kujtesa dhe kërkesa për drejtësi mbeten të gjalla

Osmani: Kujtesa dhe kërkesa për drejtësi mbeten të gjalla

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e masakrave në Krushë e Vogël dhe Krushë e Madhe, duke theksuar se dhimbja dhe kujtesa për krimet e luftës mbeten të gjalla edhe pas 27 vitesh.

Në një postim në Facebook, Osmani u ndal te ceremonia e varrimit të Ajvaz Shehu, i cili ishte zhdukur me dhunë dhe u identifikua pas shumë vitesh. Ajo ka theksuar se ai ishte vetëm 15 vjeç kur u vra, ndërsa familja e tij kishte jetuar për dekada me shpresën për ta gjetur.

Presidentja ka përshkruar Krushën si një vend ku dhimbja dhe historia bashkëjetojnë, duke rikujtuar se qindra civilë,burra, gra dhe fëmijë u vranë gjatë luftës, ndërsa shumë të zhdukur ende mungojnë.

“Në Krushë të Madhe e në Krushë të Vogël, ku qindra burra e djem, fëmijë e gra u shuan mizorisht dhe ku mungesa e të zhdukurve ende rëndon mbi tokë si një heshtje e papërfunduar, çdo hap dukej sikur prekte historinë e gjallë. Një realitet ku edhe përpjekja e Serbisë për t’i zhdukur gjurmët e krimit me zjarr nuk arriti ta shuajë të vërtetën, por e bëri atë edhe më të fortë, edhe më të pashlyeshme”, ka shkruar Osmani.

Sipas Osmanit, pavarësisht dhimbjes, jeta dhe qëndresa vazhdojnë, duke u reflektuar në brezat që janë rritur pas luftës dhe në përkushtimin e vazhdueshëm për drejtësi.

Në përfundim, ajo ka bërë thirrje që kujtimi për të rënët të mbetet i përjetshëm dhe theksoi se Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël janë jo vetëm simbol i krimit, por edhe i kërkesës së pandalshme për drejtësi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVjosaOsmaniMP%2Fposts%2Fpfbid023exfma4LRJWddcycwaSC9XJy6L32UQim1bnRQS7D2LognXVYGzyLmm8DyBiMFjkDl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram