Saturday, June 13, 2026
HomeEkonomiSHBA–Kosovë: Zgjerimi i mundësive në energji dhe miniera

SHBA–Kosovë: Zgjerimi i mundësive në energji dhe miniera

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka biseduar me ministren e Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli, për zgjerimin e mundësive mes dy shteteve në fushën e energjisë dhe minierave.

Ne njoftimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë theksohet se ajo ka vënë në dukje angazhimin e SHBA-së për krijimin e mundësive për bizneset amerikane. 

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua me ministren Artane Rizvanolli për të diskutuar zgjerimin e mundësive të bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Kosovës në fushën e energjisë dhe minierave. Ajo theksoi angazhimin e Ambasadës për krijimin e mundësive për bizneset amerikane, veçanërisht ato që operojnë në sektorët e LNG-së dhe minierave. Ne presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit në fusha që promovojnë prosperitet të ndërsjellë”, thuhet në njoftim. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram