Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëVazhdon gjykimi në rastin e Ademajt, sot jep mbrojtjen Kokalla

Vazhdon gjykimi në rastin e Ademajt, sot jep mbrojtjen Kokalla

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore që trajton rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sot para trupit gjykues të përbërë nga kryetarja Fatime Dermaku e anëtarët Gent Beka dhe Alban Ajvazi, jep mbrojtjen e tij njëri nga të akuzuarit, Kushtrim Kokalla.

Dje bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli gjatë mbrojtjes së tij u ballafaqua me pamje të së ndjerës në vendin e ngjarjes së rastit. Ai mohoi që ka qenë i njoftuar për lëndimet që ka pasur viktima Ademaj në dorën e saj të majtë, duke thënë se ai nuk ka qenë në veturë bashkë me fëmijët. Ai pranoi se kishte blerë armën së bashku me Granit Plavën, me pretendimin se Plava do ta shiste më pas, duke sqaruar se nuk do të përfitonte asgjë dhe se nuk e dinte që me atë armë do të vriste bashkëshorten e tij. Pas ngjarjes, Murseli qëndroi në Prishtinë sipas urdhrit të policisë.

Ndërkaq i akuzuari tjetër, Granit Plava deklaroi se vrasja ishte kryer në marrëveshje me Murselin, i cili i kishte premtuar që pas dy vitesh do ta lironte nga çelia e burgut.

 “Asnjëherë nuk më ka tregu kush është personi (viktima), edhe më ka thënë veç ki me marrë përgjegjësi ti, kurrgjë tjetër. Unë pa u bërë dy vjet të nxjerri prej burgu, e di çfarë pushteti kam”, tha Plava.

Plava deklaroi se vrasjen e kishte kryer nën premtimet e Murselit për përfitime 250 mijë euro në kohën kur do ta mbante burgun, një punë me pagë 1300 euro si dhe të mira të tjera materiale.  

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram