Thursday, September 10, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, premton përforcim mekanizmash

Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, premton përforcim mekanizmash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka sqaruar vendimin për mbështetjen financiare të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Në një postim në Facebook Haxhiu tha se vendimi është marrë nga Kryesia e Kuvendit në përputhje me rregulloren për subvencionim dhe se, përveç përfaqësuesve të Listës Serbe, të gjithë anëtarët e tjerë kanë votuar pro.

 Ajo shtoi se nuk ka pasur indikacione për pasaktësi në informacionin e paraqitur në atë kohë dhe se verifikimi i të dhënave nuk bie në kompetencën e drejtpërdrejtë të Kryesisë.

“Si Kryetare e Kuvendit, ndjej obligim institucional dhe moral të shpreh keqardhjen time për situatën e krijuar,” shkroi Haxhiu, duke theksuar se mbështetja është dhënë me qëllim të mirë.

Ajo gjithashtu njoftoi se do të ndërmerren hapa konkretë për të forcuar mekanizmat e vlerësimit, përmes themelimit të komisioneve profesionale dhe ndryshimit të rregullores ekzistuese, për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në vendimmarrje.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbulenaa.haxhiuu%2Fposts%2Fpfbid02XBPrUe4319y4AAu4t4z6kSunV5NJ7mdqbsDcf8QsDdHXi6BGU6S6GLm7Q6KrQ6Rol&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram