Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, e ka nisur ditën e diel me një aktivitet simbolik mbi urën e Ibrit.
Ai ka bërë të ditur se ka mbjellë mbi 100 karafila në këtë hapësirë, duke e shoqëruar veprimin me një video të publikuar në rrjetin social Facebook.
“Sot, mbi urën e Ibrit mbjellëm mbi 100 karanfila”, ka shkruar Peci.

