Sunday, October 25, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj nderon viktimat e Belegut: Shteti është fituar me gjak

Haradinaj nderon viktimat e Belegut: Shteti është fituar me gjak

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 27 vjetorin e Masakrës së Belegut ku mbetën të vrarë 49 shqiptarë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj  ka shkruar se edhe pas shumë vitesh familjarët e viktimave vazhdojnë të ndiejnë mungesën e të dashurve të tyre, duke përfshirë gra, pleq e fëmijë, të ekzekutuar pa mëshirë nga forcat serbe, edhe pse të paarmatosur.

Ai gjithashtu bëri homazhe në nderim të 14 bashkëluftëtarëve të rënë në Shishman të Bokës dhe kujtoi ditën e themelimit të Brigadës 137 “Gjakova”.

Haradinaj theksoi se shteti i Kosovës është fituar me shumë gjak e sakrificë dhe se e vërteta e luftës çlirimtare nuk mund të shtrembërohet.

“Serbia kishte mision shfarosjen tonë si popull, ndërsa fundin atij synimi i dhanë trimat e UÇK-së në tokë dhe NATO në qiell e udhëhequr nga Amerika. Çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë të vërtetë është e dështuar dhe kushdo që tenton ta bëjë këtë, do të mbetet me turp.Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar tutje Haradinaj.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid024cDsD4WhXstyoHwCihM8bGWmj7i5G4VPVHKosB7GJGDhfmj1BnkK6AMtHufSRBYgl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram