Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmen e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, sot, ka reaguar lidhur me ekspozitën e shfaqur mbi masakrat e bëra në Kosovë, duke e cilësuar situatën si “skandal pas skandali”.
Tahiri në konferenën e thirrur për situatën ekonomike në vend, energjinë, çmimin e saj, biznesin, foli edhe per situatën me ekspozitën e masakrave në Kosovë të cilën e quan skandaloze,
Tahiri tha se mungon përgjegjësia e institucioneve që kanë dhënë dritën e gjelbërt për shfaqjen e ekspozitës.
“Kjo situatë ku Kuvendi vazhdon të kalojë prej një skandali në një skandal… është totalisht e pakuptueshme se si i përvidhen, se si shteti dështon, dështon Qeveria e Kosovës, dështon Kuvendi i Kosovës, dështon ministria përkatëse dhe mbështet një ekspozitë e cila në esencë ka pasaktësi që ndërlidhen me të drejtën historike të Kosovës”, thotë Tahiri.
Ai gjithashtu përmendi dërgimin e një letre nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për trajtimin serioz të kësaj çështjeje.
“Ne i kemi dërguar një letër kryetares së Kuvendit, letër e cila buron nga disa aktivistë që kanë kërkuar nga shefat e grupeve parlamentare që t’i adresojnë disa tema që lidhen me transparencën, me procesin, në mënyrë që të dimë mirëfilli dhe ta dimë ku është burimi i vërtetë i një situate”, tha ai.
Tahiri tutje foli, si tha ai, edhe për situatën e rëndë ekonomike në vend, çmimet e kostos jetësore, të prodhimeve vendore, që sipas tij janë bë të paarritshme. Ai pyet se ku është shteti që nuk ndërhyn në uljen e çmimeve. Ai foli edhe për mungesën e energjisë, çmimin e saj që sipas tij ka shkua në qiell.
Tahiri, tutje, tha se rritja e çmimit të energjisë do të jetë goditje e madhe për qytetarin, prandaj kërkoi që çmimi i saj nuk bënë të rritet, sepse sipas tij, kjo do ta rrezikonte shtetin, do ta fundosë ekonominë e vendit.

