ëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër lidhur me politikat e Qeverisë, duke theksuar se pensionistët dhe grupet më të cenueshme të shoqërisë mbeten të papërkujdesur.
Sipas komunikatës së KMDLNj, qeveria po shpërndan fonde në mënyrë të pabarabartë, duke rritur pagat dhe mbështetur projekte të tjera, ndërkohë që pensionet dhe skemat sociale mbeten të ulëta dhe jo të indeksuara sipas ligjit. KMDLNj thekson se rritjet e pensioneve gjatë qeverisjeve Kurti 1, 2 dhe 3 kanë qenë minimale, duke mos përballuar rritjen e çmimeve dhe kostot e jetesës.
Reagimi i KMDLNj kritikon gjithashtu ndërmarrjet energjetike si ZRrE dhe KEDS, të cilat sipas tyre kanë mbetur “bankomat për politikanët” dhe kanë diskriminuar qytetarët përmes tarifave të energjisë, veçanërisht krahasuar me çmimet më të ulëta që paguajnë serbët përmes operatorit serb Elektrosever.
Këshilli vlerëson se qeveria ka dështuar të sigurojë një jetë të dinjitetshme për pensionistët dhe grupet më të rrezikuara, duke u përqendruar në politika klienteliste dhe projekte të papërmbushura, ndërkohë që çmimet dhe tarifat për shërbimet bazë janë rritur ndjeshëm.
KMDLNj thekson se kjo situatë krijon një paradoks social, ku qytetarët nuk kanë mundësi të reagojnë për kushtet e tyre jetësore, ndërsa qeveria merret me çështje globale pa ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

