Wednesday, July 15, 2026
HomeLajmeKosovëRama pezullon dy inspektorë dhe një zyrtar pas incidentit në punishte

Rama pezullon dy inspektorë dhe një zyrtar pas incidentit në punishte

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se pas incidentit të ndodhur në punishten ndërtimore në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, janë pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës dhe zyrtari përgjegjës për lëndën.

Rama, në një njoftim në Facebook, tha se punishtet ndërtimore duhet të inspektohen rregullisht nga Inspektorati Komunal për të garantuar sigurinë e punëtorëve, qytetarëve dhe cilësinë e punimeve sipas projektit të aprovuar. Ai theksoi se çdo neglizhencë në këtë drejtim është e patolerueshme.

“Çdo neglizhencë në këtë drejtim është e patolerushme. Përveç procedurave që do të zhvillohen nga Komisioni Disiplinor i Kryeqytetit, jemi të hapur për bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në kuadër të hetimit të nisur për këtë rast, të cilin e kam kërkuar menjëherë dje dhe e mirëpres fillimin e tyre”, tha Rama.

Ai gjithashtu bëri thirrje që edhe kompanitë private të ndërtimit të marrin përgjegjësi të plotë për respektimin e standardeve të sigurisë dhe kushteve të punës, duke paralajmëruar masa të rënda ligjore për çdo shkelje.

“Zero tolerancë ndaj askujt”, përfundoi kryetari i Prishtinës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama2021%2Fposts%2Fpfbid0XXpUqU1MZWjZ5JfJ7upDJC7rtpj9NXa7rFKgvygcV3bhRWfZXWwnGANuKAzG73bhl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram