I është sekuestruar vetura një personi, i cili dyshohet se e ka blerë pasi ka vjedhur sasi të konsiderueshme të arit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
“Më 30.03.2026 pas hetimeve të zhvilluara është lokalizuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me vjedhjen e një sasie të konsiderueshme të arit nga lokali i viktimës kosovar. Nga i dyshuari është sekuestruar një veturë që dyshohet se është përfituar si pasojë e veprës penale”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

