Tuesday, May 26, 2026
HomeLajmeKosovëKushtetuesja refuzon kërkesën kundër liberalizimit të tregut energjetik

Kushtetuesja refuzon kërkesën kundër liberalizimit të tregut energjetik

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës, për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që i detyron 1300 biznese që të dalin në treg të hapur.

Kështu ka bërë të ditur ZRrE nëpërmjet një postimi në facebook.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se Gjykata Kushtetuese ka shpallur kërkesën e parashtruesit të papranueshme. Ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së dhe të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë”, thuhet në reagim.

ZRrE më tej thekson se do të vazhdojë zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me Ligjin nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore përkatëse.

“Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve”, shkruajnë ata.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02Yp5iYXc96d5ub26CXZHdWnNouZUqrhqREQfxFxfXZAQJrqVwbrdp1pbSkRMQgFfal%26id%3D100067088507377&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram