Thursday, September 17, 2026
HomeLajmeKosovëOsmani dekoron futbollistët e Kosovës

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim futbollistët e Kombëtares së Kosovës.

Me këtë rast, ajo dekorojë lojtarët për kontributin e tyre.

Në takim ishin të pranishëm, futbollistët e Kombëtares edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe trajneri i përfaqësueses, Franco Foda.Në ketë takim Osmani deklaroi se, pavarësisht rezultatit, krenaria që futbollistët i kanë dhënë vendit është e pamatshme dhe nuk mund të shprehet as me fjalë, as me dekorata apo nderime.

Ajo theksoi se ky është vetëm fillimi dhe se përpara i presin suksese edhe më të mëdha.

Sipas saj, vlerësimet për ekipin kanë qenë të jashtëzakonshme, si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe brenda vendit, duke i cilësuar ata si befasinë më të bukur të këtyre kualifikimeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram