Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë është një alarm që duhet vlerësuar maksimalisht dhe i mjaftueshëm që institucionet kombltare të sigurisë të nxiten në ndërmarrje masash specifike dhe sqarime publike për qyetarët.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron këtë alarm një njoftim tejet të rëndësishëm për veprime dhe masa urgjente.
UGSH vëren se në dhjetra faqe të rrjeteve sociale në gjuhën shqipe aktivizohen si kurrë ndonjëherë mbështetës, simpatizues dhe militantë, të shumtët me emra të rremë dhe pseudonime, në fushatë pro regjimit aktual në Iran si dhe përfshihen në qasje radikale me gjuhë urrejtjeje dhe ekstremizmi.
Është momenti që institucionet dhe sidomos ato ligjzbatuese të parandalojnë çdo akt dhe propagandë të tillë agresive e radikale të papranueshme për harmoninë, bashkëjetesën dhe trashëgiminë që ka në shoqërinë shqiptare.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

