Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
MPJD-ja thotë se takimi u zhvillua në frymën e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet vendeve, me fokus në interesin e përbashkët strategjik kombëtar.
“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme dhe të qëndrimeve të përbashkëta në arenën ndërkombëtare, në funksion të interesave të përbashkëta” thuhet në njoftim.
Malaj e ka ftuar zëvendëskryeministrin Konjufca të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, që organizohet çdo vit nga shteti shqiptar, që thuhet ta ketë marrë formën e një platforme që forcon lidhjet me diasporën dhe kontribuon në konsolidimin e veprimit të përbashkët në përmbushje të qëllimeve të përbashkëta kombëtare.
Republika e Kosovës e ka prioritet të vazhdueshëm thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë në funksion të avancimit të interesit tonë të përbashkët

