Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëPartitë opozitare kërkojnë mbledhje urgjente për ekspozitën në Prishtinë

Partitë opozitare kërkojnë mbledhje urgjente për ekspozitën në Prishtinë

Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, përmes një shkrese të përbashkët, kanë kërkuar të hënën nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, Fatmire Kollçaku, që urgjentisht të thërrasë mbledhjen e këtij komisioni.

Për këtë ka njoftuar deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i cili ka thënë se komisioni do të mblidhet nesër në ora 10:00.

Në kërkesën e adresuar te kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku, thuhet se në vitet e fundit Kosova po përballet gjithnjë e më shpesh me tendenca për rishkrim dhe deformim të së vërtetës historike, përmes interpretimeve që, sipas tyre, shtrembërojnë ngjarje të rëndësishme dhe krijojnë narrativa që bien ndesh me realitetin e dokumentuar.

Sipas shkresës, ekspozita e shfaqur në Prishtinë ka nxitur shqetësim të thellë publik për mënyrën e trajtimit të ngjarjeve të luftës, ndërsa përmbajtja e saj cilësohet si devijim nga e vërteta historike, duke paraqitur në mënyrë të dëmshme masakrat dhe episodet e ndjeshme të luftës.

Në dokument thuhet se një qasje e tillë rrezikon të relativizojë krimet e kryera, të deformojë narracionin historik dhe të lëndojë rëndë ndjenjat e familjeve të viktimave.

Për këtë, opozita ka kërkuar që komisioni të mblidhet urgjentisht dhe të ftojë në raportim Andin Hotin, në cilësinë e ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, me qëllim sqarimin e procedurave të ndjekura për miratimin, financimin dhe promovimin e kësaj ekspozite nga MPJ, Kuvendi dhe institucione tjera, si dhe vlerësimin e përgjegjësisë institucionale dhe individuale për përmbajtjen e saj.

Kërkesa e përbashkët është nënshkruar nga Sala Jashari, Armend Zemaj, Albana Bytyqi dhe Artan Behrami. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fartan.behrami%2Fposts%2Fpfbid027xwqvbQN1fe9fppoT9SWgWJGTPaP2P2E2UaxCRQjEiz2tXQw5iNwCGYy5NR1BG2jl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments