Sot, e shtunë, në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale të shkurtra me diell.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në disa zona pritet të sjellin edhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

