Wednesday, November 18, 2026
HomeTurizëmUdhërrëfyesi i Fundjavës:Destinacionet e rajonit që nuk ju "djegin" xhepin

Udhërrëfyesi i Fundjavës:Destinacionet e rajonit që nuk ju “djegin” xhepin

Jetojmë në një kohë ku “zhurma” e qytetit dhe stresi i punës na bëjnë të kërkojmë dëshpërimisht një “reset” të shpejtë. Pvr shkak tv distancave jo të largëta, shpesh jemi në dilemë për një fundjavë me një vakt të mirë, individualisht apo çift. Edhe pse rajoni ynë ka një diversitet të jashtëzakonshëm, megjithatë ka edhe luatje të mëdha çmimesh, sidomos tani kur shumë vende po pvrballen me kriza ekonomike. Duhet pranuar se akëcilin frika nga një faturë e kripur dhe shërbimi i dobët shpesh i  mban peng për të ndarë mendjen ku ta kalojnë fundjavën.

Nëse prioriteti është një drekë e bollshme, cilësore dhe me çmim mjaft miqësor, këto dy qytete janë fituesit.

Prishtina, njihet  për kulturën e jashtëzakonshme të kafesë dhe mishin e cilësisë së lartë. Një drekë për çift në një nga restorantet më të mira mund të kushtojë sa gjysma e asaj që do paguanit në Selanik. Njv vakt në një restorant të lirë  e kalon me 5 euro, ndërsa vakt për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm (tre pjata, pa pije) 23.00 €.   

 

Shkupi, sdomos zona e Çarshisë së Vjetër ofron një eksperiencë autentike me çmime shumë të ulëta, ndërsa restorantet buzë Vardarit janë pak më shtrenjtë, por ende të përballueshme.

Njv vakt në një restorant të lirë  e kalon me 6. 50 euro, ndërsa vakt për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm (tre pjata, pa pije) 24.37 €.

Në metropolet e kontrasteve Tirane dhe Sofie duhet  pasur kujdes. Mund të hani mrekullueshëm me 15€, por mund të përfundoni duke paguar 100€ nëse nuk bëni kërkimin e duhur.

Nv Tirane ka pësuar një rritje çmimesh, sidomos në zonën e Bllokut apo restorantet “Fine Dining”. Megjithatë, agroturizmet në periferi (si në zonën e Dajtit apo rrugës për Elbasan) ofrojnë atë “mbushjen me energji” që kërkoni me një raport shumë më të mirë çmim-cilësi.. Përndryshe nje vakt ne nje restaurant te lire arrin ne 9.14 € ndvrsa vakt për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm (tre pjata, pa pije)  40.90 €.        

Ne Sofje  ka çmime pak më të larta se Prishtina, por mbetet më e lirë se Selaniku. Cilësia e shërbimit është zakonisht shumë e lartë.Një vakt në një restorant të lirë  arrin nv 10.87 euro, € ndvrsa vakt për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm (tre pjata, pa pije))  50.00 €   

        

Selaniku eshtë kryeqyteti i gastronomisë, por kjo vjen me një kosto. Dreka buzë detit ka një “taksë” të padukshme kënaqësie që reflektohet në faturë. Është vendi ideal për t’u ndjerë në pushime, por kërkon buxhet më të mirëmenduar. Njv vakt nv restorant tv lirv  vshtv 15 euro, ndvrsa vakt për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm arrin nv 52.50 €      

Podgorica, ndonëse shpesh e anashkaluar, është bërë mjaft e shtrenjtë vitet e fundit, sidomos për shkak të ndikimit të turizmit luksoz në bregdetin e Malit të Zi që reflektohet edhe në kryeqytet. Një vakt i lirv arrin në 10 euro, ndërsa për cifte 45 euro. Ajo që preferohet është secili  duhet tv shmang restorantet që janë pikat kryesore turistike në sheshet qendrore. Ecni 10 minuta më tej në rrugicat dytësore. Aty ku shihni vendasit duke ngrënë, aty është ushqimi më i mirë dhe çmimi më real.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram