Thursday, April 16, 2026
HomeEkonomiNuk ka lëvizje në çmimin e naftës

Nuk ka lëvizje në çmimin e naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton sot se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbeten të njëjta sikur në ditën paraprake.

Për datën 6 prill, çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta 1.86 euro për litër dhe benzina 1.49 euro për litër.

MINTI u bën thirrje operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e marrë nga ministrja Mimoza Kusari-Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit.

Sipas MINT, çdo shkelje e këtij vendimi do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments